7 keshilla mbi kujdesjen e Fytyres gjate muajve te nxehta te Veres…

Si te kujdesemi per Fytyren gjate muajve te nxehta te Veres...

Sic eshte edhe shprehja – ‘te kthej dicka permbys’ – ja vlen qe ta them ne keto momente pasi me ne fund erdhi Vera ne Angli, dhe po ben shume vape, me ne fund pak diell ne kete shtet te ftohte🙂🙂🙂🙂🙂

ah Vera, stina me e bukur e vitit ku rrezatimi i diellit sec sjell nje buzeqeshje ne shpirt, pushimet verore ne plazh, qe ngelen kujtime te bukura, pa lene pa permendur dhe dasmat e miqve dhe familjareve tane ku perlotemi dhe gezojme mes emocioneve te papershkrueshme…

 Klima ne Vere eshte shume e bukur dhe na ushqen me Vitaminen D por eshte edhe shume e demshme per lekuren, sidomos ate te fytyres pasi karakteristikat e atmosferes jane temperatura te larta, lageshti dhe rreze te forta UV. Por nuk duhet te shqetesohemi per kete pjese pasi ka menyra te ndryshme per tu kujdesur per fytyren qe do i zbulojme sebashku…

1. Balancimi ne acided pH:

Trupi duhet te mbaj nje sasi te duhur alkaline dhe acidet pH. Nje cekuiliber i alkalinitetit zhvesh fytyren nga vajrat natyrore te lekures dhe e ben ate te prir ndaj demtimit te rrezeve UV.

Nuk duhet te perdorni sapun per larjen e fytyres dhe mbasi te laheni ne dush duhet te tonifikoni lekuren duke perdorur produkte me perberje acidesh te buta pasi e hidratojne lekuren dhe balancojne acided pH.

2. Aplikimi I produkteve eksfoliante:

Perdorimi i produkteve eksfoliante pastrojne me thelle lekuren duke larguar qelizat e vdekura ne siperfaqen e fytyres. Eksfolimi i lëkurës rrit proçesin e prodhimit të qelizave të reja për një lëkurë më të pastër. Produktet eksfoliante duhen përdorur me buhtësi në lëkurë, 2 ose 3 herë në javë gjate veres.

3. Aplikimi i Kremit Hidratues:

Vera ben thirrje per krema hidratues qe jane te lehte, plot anti-oksidante dhe depertojne shpejt ne lekure per te parandaluar humbjen e ujtit trans-epidermik.

4. Kremi kunder Diellit:

Pamja e shendetshme e lekures gjate gjithe veres eshte e varur mbir mbrojtjen kundra diellit. Per te minimizuar demin ndaj rrezeve te forta UV, ju duhet te qendroni nen hije gjate pikut te diellit, te mbani kapele per ta fshehur fytyren nga dielli si dhe syze dielli ne menyre qe te mbroni pjeset delikate te fytyres. Kremi kunder diellit duhet aplikuar 30 minuta para daljes ne diell por mos harroni te aplikoni krem cdo 2 ore, sidomos mbas larjes ne det/pishine.

5. Uje, Uje, Uje

Duhet te pini minimumi 8 gota uje ne dite – kjo eshte shume, shume e rendesishme ne vere pasi ne kete menyre mbroni trupin nga dehidratimi.

6. Reduktimi i alkolit dhe kafes:

Konsumimi i tepert i alkolit dhe i kafes gjate veres mund te shkaktoj dehidratim. Duhet ti reduktoni gjate veres ose te pini nje gote uje per cdo gote alkol ose filxhan kafeje qe pini – plus 8 gotat e rekomanduara ne dit.

7. Ju jeni ajo cfare hani:

Kenaquni me fruta dhe perime te fresketa (qe ne Shqiperi jane organike dhe mmm shume te mira) pasi ushqejn qelizat e lekures me vitaminat e duhura qe ndikojne per nje lekure te shendetshme. Konsumoni sa me shume ushqime qe kane vitaminen selen, zink, vitamin C dhe E.

Keto ishin 7 keshillat se si mund te kujdesemi per lekuren tone. Sado qe dielli eshte aq i mire me Vitaminen D te saj, mund edhe te shkaktoj deme. Demtimet te shkaktuara nga dielli nuk shfaqen sot por gjate viteve ne vijim dhe sot ke shancin per ti parandalaur demet, se neser mund te jete shume vone!

Ju lutem pak vemendje: une nuk jam dermatologe por thjesht nje femer e apasionuar pas produkteve kozmetike qe shpenzon nje kohe te caktuar duke lexuar blogje dhe revista mbi mirembajtjen e trupit. Keshillat jane thjesht rezultati i kerkimeve dhe leximeve qe kam bere ne kohen time te lire. Shpresoj tju kem ndihmuar sadopak, ne te njejten menyra sic keto keshilla me kane ndihmuar mua gjate gjithe kesaj kohe😀

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s