7 Vitamina te duhura per rritjen e Flokeve…

Floket dhe Vitaminat e duhura

Kam shkruajtur per mirembajtjen e flokeve nepermjet perdorimit te maskave organike (per ta lexuar, mund te klikoni ketu)si dhe perdorimin e vajrave per floket (per ta lexuar, mund te klikoni ketu), por sot do fokusohem ne disa vitamina qe jane te domosdoshme per rritjen e flokeve.
Vitaminat qe ndihmojne ne procesin e rritjes se flokut nuk jane ndonje sekret i madh, thjesht nuk permenden shpesh!

1. Biotin (vitamina B7 qe njihet dhe si vitamina H)
Kjo vitamin eshte kryqi per qelizat dhe prodhimin e acideve yndyrore te flokeve. Ushqimet qe permbajne nje sasi te larte vitamines Biotin jane: Karrota, Qepet, Kastraveci, Lulelaker, Bajamet, Qumeshti, Luleshtrydhet dhe Manaferrat.

2. Vitamina B12
Nje vitamin tjeter qe i perket familjes B; mungesa e vitamines B12 ne trup mund te shkaktoje anemi, lodhje, depresion dhe mund te shkaktoj demtime edhe ne tru- me pak flaje, kjo vitamin eshte shume e rendesishme. Ushqimet qe permbajne nje sasi te larte te vitamines B12 jane: Frutat e Detit, Karkalec Deti, Oktapod, Peshk, Vezet e Peshkut, Melci, Mish Lope, Mish Qinqi, Djathi dhe Vezet.

3. Vitamina A
Nese keni zbokth dhe ju kruhet lekura ne koke, ju mund te kene mungese vitamine A ne trup. Kjo vitamin hidraton skalpin dhe ushqimet qe permbajne nje sasi te larte te vitamines A jane: Melci qingji/vici, Piper te kuq, Karrota, Laker jeshile, Sallate Jeshile, Erza te thata dhe Pjepri.

4.Folic Acid (Vitamina B9)
Kjo vitamine eshte shume ushqyese per trupin dhe floket tona pasi ndihmone me riprodhimin e qelizave dhe rruazat e kuqe te gjakut. Ushqimet qe permbajne nje sasi te larte te Vitamines B9 jane: Spinaq, Brokoli, Fasulet, Avokado, Bamjet, Lulelaker, Kungulli dhe Karrota.

5. Pantothenic Acid (Vitamina B5)
Vitamina B5 eshte nje vitamine tjeter shume e rendesishme per riprodhimin e qelizave ne trup. Ushqimet qe permbajne nje sasi te larte te Vitamines B5 jane: Melci qingji/vici, Orizi, Fara lule Dielli, Kerpurdhat, Djathi, Domate te thara, Peshk dhe Avokado.

6. Vitamina E
Vitamina E eshte e rendesishme per rritjen e flokeve pasi kjo vitamine stimulon qarkullimin e gjakut ne skalp. Ushqimet qe permbajne nje sasi te larte te Vitamines E jane: Fara lule Dielli, Piper i kuq, Erza te thata, Bajame, Kikirike, Kajsi te thate, Ullinj jeshile dhe Spinaqi.

7. Vitamina C
Nje vitamine plot anti-oksidante te nevojshme per trupin dhe floket. Ushqimet qe permbajne nje sasi te larte te Vitamines C jane: Speci Djeges, Specat, Erza te njoma, Brokoli, Lulelaker, Kivi, Portokallet, Mandarinat dhe Luleshtrydhet.

Keto jane vetem disa nga vitaminat e rendesishme per rritjen e flokeve qe mund te merren edhe ne forme tablete.
Perpiquni te konsumoni sa me shume nga ushqimet e permendura me siper si dhe ushqimet protein. Gjithashtu mos harroni te konsumoni 8 gota Uje ne dite.

Nese keni provuar ose perdorni ndonje vitamin per floket, ju lutem komentoni dhe na tregoni cilin/cilet perdorni dhe cfare rezultati ju ka dhene.

One thought on “7 Vitamina te duhura per rritjen e Flokeve…

  1. Pingback: Nje vit i ri, nje fillim i ri…(pjesa I) | curlsnroses

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s