Keshilla efektive mbi kujdesjen e Fytyres kundra rrudhave…

Me duket mua, apo cdo produkt i ri kozmetik ka fjalet anti-ageing (kundra rrudhave) te shkruar diku ne emer? Me duket nje fjale shume e perdorur dhe pak e corientuar pasi eshte disi e paqarte – cfare duhet te nenkuptojme ne me produktet kundra rrudhave? Qe na pastrojne fytyren nga rrudhat apo i parandalojne ato?

Nese nje produkt thote qe eshte per kundra rrudhat atehere duhet te jete me te vertete – apo jo?

EPO JA QE JO.

Nje produkt i vetem ose nje regjim i perdorur per rrudhat nuk a pastron fytyren nga rrudhat, ose me mire nuk i parandalon ato. Duhet te beni kujdes me produktet qe bleni per rrudhat se mund te jene lek te shpenzuara kot. Heren tjeter qe do dilni te blini nje krem kundra rrudhave, perpiquni te gjeni nje nga keto ne listen e perberjes se produktit:

– Mbrojtje kundra rrezeve te diellit (SPF)
Pa dyshim qe eshte nje produkt qe funksionon dhe madje e vertetuar qartesisht qe SPF (mbrojtja kundra rrezeve te diellit) eshte numer 1 per parandalimin e rrudhave. Nuk e pastron fytyren nga rrudhat por nese mosha juaj eshte tek 20-at apo 30-at mund ti parandaloni rrudhat shume lehte duket perdorur nje krem kundra rrezeve te diellit.

– Vitamina A
Vitamina A eshte po aq a fuqishme sa mbrojtja kunder diellit por per ato qe kane rrudha – Vitamina A e pastron fytyren nga rrudhat pasi rinderton kolagjenin dhe riparon lekuren ndaj problemeve te shkaktuara nga dielli. Vitamina A vjen ne shume varacione – nese keni provuar nje produkt me Vitamin A dhe ka reagur keq ne lekure, mund te jete vetem ngaqe nuk keni gjetur variacionin e duhur te Vitamines A per lekuren tuaj.

– Acided Glycolic / Lactic / Salycylic
Te perdorura ne menyren e duhur, acided kan benefite per lekuren – te aplikuara ne menyre eksfoliante ato pastrojne epidermine (shtresen e jashtme te lekures) duke krijuar depertim me te thelle te produktit ne lekuren tuaj.
Acided Glycolic dhe Lactolic jane me te pershtatshme per lekure te thate ndersa Acidi Salycylic per lekure te yndyrshme.

– Vitamina C dhe E
Keto vitamina funksonojne bukur bashke, pasi Vitamina C ka hollesine e ujit (edhe pse mund te blihet ne forme vaj) ndersa vitamina E eshte ne form vaj. Te dyja jane antioksidant dhe jane pjese e kategorise se parandalimit te rrudhave.

– Niacinamide (Vitamina B3)
E perdorur ne lekure, kjo vitamin ka vertetuar qe stimulon epidermine, zhvillon dhjamin e qelizave dhe ndihmon ne mbajtjen e ujit ne lekure. Kjo vitamin mbron epidermine nga bakteriet dhe kjo e ben produkt te mire per ato qe vuajne nga akne.

…dhe kaq ishte lista…

Ka shume perberes te tjere qe jane te domosdoshme per lekuren por nese rrudhat jane problem atehere duhet te siguroheni qe produktet qe blini per kundra rrudhat te keni nje (ose me shume) nga perberesit e mesiperm. Por ju lutem mos i perdorni te gjitha perberesit ne te njejten kohe!

Dhe pyetja (qe ne fakt ishte arsye qe une fillova me kerkimet e produkteve kundra rrudhave) eshte – Ne cfare moshe duhet te fillojme ti perdorim anti-ageing???

– SPF – Kjo nuk ka moshe – qe ne femijri duhet kujdesur ndaj rrezeve te diellit.

– Vitamin A – qe nga mosha 30 por nese rrini shume ne diell, mund te filloni pak me heret

– Acided Glycolic / Lactic / Salycylic – varet nga lekura dhe menyra e jeteses! Nese keni lekure te yndyrshme, Salycylic mund te perdoret ne moshe me te re ndersa dy te tjerat qe nga mosha 30.

– Vitamin C dhe E – qe ne moshe te adoleshences do ishte mire

– Niacinamide (Vitamin B3) – qe nga mosha 25 por serisht varet nga menyra e jeteses dhe lekures. Nese keni akne atehere mund te perdoret ne cdo moshe.

…e kuptoj qe e zgjata shume sot dhe duket sikur po lexoni nje roman por ja dhe disa keshilla te tjera qe jane shume te rendesishme:

– Dielli – edhe pse duhet bere kujdes ndaj rrezeve te diellit nuk eshte e thene qe mbrojtesi te jete SPF50, pasi na duhet pak dielli. Shumica e produkteve kane mbrojtes kundra diellit qe mund te jene SP15-25.

– Sheqeri – e pranoj qe eshte e veshtire por duhet rralluar sheqeri pasi ajo shkaterron kolagjenin dhe krijon renje ne lekure

– Duhani – nje JO e madhe per ju qe pini duhan pasi ato thithin oksigjenin nga lekura.

… dhe me ne fund po e mbyll me nje informacion basik – kolagjeni ka lidhje direkte me vezoret ne miter dhe gjate kohes kur trupi eshte ne fazen pjellore, lekura eshte ne piken e saj me te larte. Kur afrohet menopauza, i gjithe sistemi ndryshon duke humbur pak e nga pak kolagjenin ne lekure. Kujdesja e lekures se fytyres per kundra rrudhave duhet filluar qe ne moshen kur vjen cikli dhe kujdesja maksimale duhet bere ne moshen 35+.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s