Ngjyrat e Flokeve per Pranvere-Vere 2013

Pershendetje Mikesha (besoj se ka ardhur koha ta quajme njera-tjetren mike, apo jo?) dhe faleminderit per perkushtimin kundrejt faqes time. Para se te filloj me temen e sotme, ju lutem ndiqeni faqen duke shkruajtur adresen e emailit tuaj ne hapesiren krijuar ne te majt. Mbasi ta keni shkruajtur, ju lutem hapni faqen e emailit dhe konfirmoni ndjekjen tuaj nepermjet nje emaili qe do merrni nga CurlsnRoses. Duke ndjekur CurlsnRoses, ju do lajmeroheni te paret per cdo shkrim ku do keni mundesine per te dhene komentin tuaj. Faleminderit dhe lexim te kendshem.

Sa here qe shkoj ne Shqiperi, shoh qe femrave u pelqen te ndryshojne look-un e tyre duke ndryshyar shpesh ngjyren e flokeve. Dicka qe kam vene re edhe tek personat publik ne Shqiperi, dhe personi qe me vjen ne mendje momentalisht eshte Jonida Maliqi e cila shume here ka guxuar me ngjyrat e flokeve, pa dashur te anashkaloj ndonje emer tjeter. Do deshiroja te kisha aq guxim sa per te ndryshuar ngjyren e flokeve shpesh, sidomos ne ngjyra ekstreme si platin ose te kuqe, por nuk kam guxuar ndonjehere. Vjet kisha efektin ombre, jo se e kerkova vete por me kishte marre malli per ngjyren time natyrale dhe duke mos i lyer floket per nje koh shume te gjate, si pa dashur efekti ombre u shfaq ne floket e mi🙂

Sot do zbulojme se bashku ngjyrat ‘trendy’ per pranvere-vere 2013 – te shikojme cila ngjyre do dominoj kete sezon:
1. Ombré
Efekti ombré do jete e pranishme edhe kete pranvere-vere por jo aq e theksuar sa vitet e tjera. Kete Vit ombré vjen me nje efekt me natyral ku floku cel me natyrshem ne majat e saj.
Ombré per Brunet mund te jete dicka e ngjashme, si e super modeles Lily Aldridge – sic e shikoni ngjyrat e perdorura jane shume natyrale.

Ombré per Bjondet mund te jete dicka e ngjashme, qe prap duket shume natyrale dhe qe i jep gjalleri flokut bjond.

2. Balayage
Balayage eshte nje teknike dhe efekt i ri i flokeve qe kete pranvere-vere vjen fuqishem. Ky efekt eshte per ato qe duan nje ombré shume te lehte. E mbani mend kete foto te Jessica Biel? Floket e saj jane ne Balayage – po ta shikoni efekti ombré eshte shume i lehte pasi fijet e lyera me nje ngjyre me te hapur jane me te rralla, te holle dhe vetem ne pjesen e flokeve para supeve.

Mila Kunis ka po te njejtin efekt:

3. u Kuqa
Floket ngjyre te kuqe erdhen shume fuqishem vjet, por kete Vit rikthehen me nje tonacion ngjyre portokalli. Sic mund ta shikoni ne foto, nuk eshte e kuqe flake por ngjyre karrote. E di qe ne Shqiperi kjo ngjyre eshte shume e perdorur por ja qe edhe ne bote po vjen fuqishem kete pranvere-vere 2013.

Per ato vajza ose gra te guximshme, perse jo dicka e tille:

4. Flori

Ngjyra platin dhe bjonded shampanje jane gjithmone ne mode, sidomos ne Shqiperi. Guxoni kete vere dhe lyini floket ne nje bjonde me te embel, si bjonde me nuance flori. Nje nuance shume e bukur qe komplimenton nuancen a lekures mesdhetare, sidomos mbasi nxihemi keto 3 muajt e plazhit.

5. Brune

Ngjyra kafe ne floke vjen me shume nuanca te embla dhe nen efektin balayage.

6. Streaks
Ne Shqip perkthehet ne fije, por jo fije dosido. Streaks ne ngjyra ekstreme dhe multi-kolore. Perdorimi i ngjyrave blue, te kuqe, jeshile, po po, ja shikojeni:

Ky vit sjell tendenca shume praktike dhe natyrale – sigurisht pervec tendences se fundit qe eshte ekstrem total por besoj dicka e bukur nese e bere mire. Shpresoj tju kene pelqyer fotot e zgjedhura dhe shihemi ne postin tjeter!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s