Maska natyrale per mirmbajtjen e flokeve…

Maska natyrale per mirmbajtjen e flokeve...

E them gjithmone qe Floket jane zbukurimi i cdo femre (ose mashkulli, pse jo). Nuk ka rendesi ngjyra, gjatesia, ose volumi i flokut pasi cdo prerje dhe cdo ngjyre ben pjese ne zbukurimin e femres. Besoj se te gjithe deshirojme floke te bukura plot shkelqim, apo e kam gabim??

Pervecse perdorimit te produkteve kozmetike per floket (qe kushtojne shume), ka menyra te tjera shume me natyrale dhe efektive per te ushqyer floket. Mund te mendoni qe perdormi i rigjeneratorit i zbut floket …por…nuk mjafton vetem perdorimi i rigjeneratorit, pasi perdorimi ne mase i thareses/pjastres si dhe kemikatet e forta nga bojrat i bejne floket te duken te thara, pa jete dhe pa shkelqim.

Muajn e kaluar kam shkruajtur mbi perdorimin a vajrave >>Kujdesi per floke: perdorimi i vajrave<< ndersa sot (sic e thote edhe titulli) do perqendrohem ne ushqyerjen a flokeve permes maskave!
Maskat jane menyre e shpejte dhe efikase per ta potencuar bukurine a flokeve, pasi mund te pergatiten ne ambjentin shtepiak dhe me shume pak kosto! Me poshte keni disa maska natyrale te cilat i revitalizojne floket duke ju dhene shkelqim dhe fortesi…

Mask per Volum

hair mask 1

Perberja: Shtypeni bananen (bananja duhet shtypyr deri sa te behet pure) pastaj i shtojme vezen dhe e perziejme. Pastaj shtohen birra dhe mjalti dhe perberja perzihet. Aplikoeni ne skalp deri tek majat e flokut dhe lereni per disa ore (sa me gjate, aq me mire), pastaj lajeni flokun si zakonisht.

Do pyesni, pse perdorimi i birres? Sepse Birra ka faktore qe e trashin flokun duke e bere te duket i trashe dhe plot volum. Njekohesisht Birra permban proteina qe i japin flokut shkelqim dhe forcim.

Maske me Kos per floke te demtuara

hair mask 2

Perberja: Rrahim te bardhen e vezes pastaj i shtojme kosin dhe majonezen. Lagini floket me uje te vaket dhe aplikoheni masken ne floke. Pastaj mbuloheni koken me peshqir ose kapuc (dushi) dhe lereni masken per 30 minuta. Lani floket si zakonisht dhe shplarjen e fundit (te flokut) bejeni me uje te ftohte.
Kjo maske mund te perdoret 1 here ne muaj per mirmbajtjen a flokeve qe jane te thate dhe te demtuar.

E bukura e maskave natyrale dhe shtepiake eshte se mund te behen ne shume menyra, dhe jo vetem duke zbatuar perberesit e mesiperm. Per shembull mund te perdorni banane me qumesht dhe mjalte ose nje tjeter vetem me veze dhe kos. Rekomandoj perberjet e mesiperme por nganjehere nuk i kemi te gjitha perberesit qe na duhen dhe mund te perdorni masken e meposhtme qe eshte shume e thjesht dhe me shume pak kosto.

Mask hynore me mjalt dhe vaj ulliri

Perberja: 4 luge gjelle vaj ulliri duhet te ngrohen ne mikrovale per 20 sekonda dhe pastaj ti shtohen 2 luge gjelle mjalt. Aplikojeni masken ne floke dhe mbuloni floket me nje kapuc (dushi) dhe lereni per 20 minuta. Ne perfundim lajeni flokun si zakonisht.

Ka shume e shume maska te tjera qe mund te perdorim (me avokado, uthull molle, etj) por per sot po e mbyll me kaq. Kam edhe disa maska te tjera shume interesante dhe speciale qe do i zbulojme sebashku me kalimin e kohes (pasi akoma po testoj vleren e tyre). Nese i perdorni maskat ose jeni ne dijeni te nje maske tjeter, ju lutem lini nje koment me poshte. Jam gjithmone ne kerkim te maskave te reja per floket, edhe pse kam shume e shume perberje qe mezi pres ti ndaj me ju.

4 thoughts on “Maska natyrale per mirmbajtjen e flokeve…

  1. Sigurisht qe kujdesi per flokt eshte i rendesishem ,pasi ajo e tregon me te bukur nje femer une kam provuar 1 prej tyre dhe eshte vertet e mrekulleshme.efkti i saj eshte mahnites ,keshtu qe keshilloj cdo vajze me floke te thate apo te demtuar ta provoje ate.:P

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s