Marilyn Monroe dhe sekretet qe fshiheshin pas bukurise se saj

Marilyn Monroe dhe sekretet qe fshiheshin pas bukurise se saj

Kur mendoj per nje grim te bukur, gjithmone me vjen ne mendje Marylin Monroe – nje grim klasik, me sy natyral, qerpik te theksuar dhe buze te kuqe shume sensuale – pa harruar dhe nje nishan ‘sexy’ ne faqe.
Norma Jean, nje femer e bukur qe me kalimin e disa viteve u shenderrua ne ikonen Marylin Monroe. 3 ngjarje ne jeten e kesaj vajze bene qe Marylin te behej simboli i bukurise:
1. Lyerja e flokut ne Bjonde
2. Plastika ne hunde per ta holluar hunden
3. Njohja me Grimjerin personal Allan ‘Whitey’ Snyder.

Whitey ishte Grimjeri i saj qe ne fillimet e karrieres se saj me Twentieth Century Fox ne 1946 e deri ne vdekje me 1962. Marylin dhe Whitey kishin nje shoqeri te ngushte midis njeri-tjetrit, madje Marylin ja kishte lene amanet qe nese do vdiste para tij, Whitey ti bente grimin per here te fundit.
Eshte disi e veshtire per te caktuar produktet qe Whitey perdorte me Marylin-in pasi duke qene nje Grimjer aq i famshem ne ate kohe, nuk i tregonte asnjehere te gjitha produktet qe ai perdort ne fytyren e bukuroshes Marylin. Por mbas kaq shume vitesh, studimet kan zbuluar disa nga produktet ose me sakte firmat kozmetike qe Marylin perdorte. Duhet te kemi parasysh qe ne ditet e zakonshme, Marylin ishte shume e thjesht ne makiazh por ne rolet e filmave dhe ne fotografite komerciale, Marylin kishte gjithmone pamjen klasike te saj te krijuar nga Whitey. Ky shkrim do fokusohet ne makiazhin qe Marylin kishte gjate filmimeve.

LISMARILYN_01

Fytyra:
Perpara se te lyej me Krem Puder, Whitey gjithmone e pergatiste fytyren per makiazh me krem hidratues. Qe te krijohej shkelqim ne fytyre (Marylin besonte ne teorine qe shkelqimi perfaqson rini) Whitey perdorte Vaseline (qe ne ditet e sotme nuk rekomandohet) ose krem hidratues nga firma Erno Laszo.
Pas kremit hidratues, Whitey vazhdonte me grimin duke lyer fytyren e Marylin-it me krem puder. Thuhet qe Marylin pelqente krem pudrat e Max Factor ose ato te Erno Lazslo.

Vetullat
Vetullat e Marylin gjithemone u theksonin me laps duke i vizatuar me nje hark te larte pasi Merylin besonte qe kishte nje ball te madh.

Syte
Ne sy, White perdorte nje ngjyre te bardhe per ta treguar syrin me te madh. Pastaj ai vizatonte nje vize siper qerpikut me laps ngjyre kafe dhe gjithashtu nje vize shume te lehte ne qerpiket nen sy per te krijuar nje hije poshte qerpikeve. Ne foto duket sikur Whitey perdorte laps te zi, por jo, ai gjithmone ka perdorur laps me ngjyre kafe pasi duket me natyral ne formimin e syrit me bisht. Qe syri te dukej me i madh, whitey perdorte laps te bardh per vijen e poshtme te syrit.
Per qerpiket, Whitey perdorte qerpike fallco – ai e priste qerpikun fallco ne gjysem dhe perdorte vetem gjysmen e jashtme per te theksuar bishtin e krijuar ne sy.

Buzet
Buzet jane pjesa me e bukur ne grimin e Marylin pasi ajo perdorte 5 ngjyra te ndryshme te kuqe, njeheresh per te arritur buzet sensuale. Ne fillim Whitey i lyente buzet me laps te kuq, pastaj i lyente me 5 ngjyra te kuqe te ndryshme. Qe ngjyra e buzeve mos te dukesh protokalli ne kamer, Whitey perdorte ngjyre te kuqe me nuance blu.

A do mund te kemi nje tjeter Whitey apo Marylin Monroe ne kohet e sotme?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s