Kujdesi per floke: perdorimi i vajrave!

Muhabet Flokesh...

Sot jam e frymezuar te flas per floket pasi eshte nje teme qe e kam shume perzemer. Per mua, floket kane nje rendesi te vecante ne bukurine e nje Femre dhe pa hezitim investoj ne mirmbajtjen e Flokut tim.
Shume gjera ndikojne negativisht ne pamjen e flokeve, pershembull, perdorimi i pjasteres dhe thareses e djeg flokun, krehja e shpesht e dobeson dhe e keput flokun, mungesa e vitaminave ndikon negativisht ne rritjen e flokut … keto dhe shume gjera te tjera ndikojne ne pamjen e flokut duke i lene te pajete dhe te demtuar.

Keni menduar ndonjehere qe si ka mundesi qe Indianet kane floke aq te bukura dhe te trasha? E kane ne rrace? Ne gen? … mund te jete e mundur, POR sekreti i tyre per floke te bukura, te trashe dhe plot jete eshte perdorimi i vajrave natyrale. Perdorimi i vajrave ushqen floket duke hidratuar majat e djegura, qeteson dhe stimulon skalpin/poren, nxisin rritjen e flokeve dhe forcojne rrenjen e fijeve. Ne kete post, do perqendrohem te vajrat e mia me te preferuara por nuk do le pa permendur disa vajra te tjera qe ende nuk i kam porvuar, por jane ne listen time per tu blere…

Vaj Rozmari (Rosemary Oil)

Vaj Esencial i Rozmarise eshte vaj im me i preferuar. Kam 4 vjet qe e perdor – jo rregulisht, por mundohem ta perdor te pakten njehere ne muaj! Vaj Rozmari eshte shume i mire per ato qe vuajne nga zbokthi ose skalpi sensitiv, pasi e qeteson dhe e stimulon ate. Ne te njejten koh, me perdorim te vazhdueshem (1 ose 2 here ne jave) ky vaj nxit rritjen e flokeve dhe forcon rrenjen e fijes – kjo gje e ben vajn Rozmari te luftoj kundra humbjes se flokeve. Nje nga forcat e tjera te vajt rozmari eshte fakti qe ai lufton thinjen ne floke pasi e erreson flokun duke i dhene vitaminat e duhura qe floku mos te thinjet – prandaj rekomandohet me shume per brunet sesa bjondet!!!! Te me falin Bjondet…
Vaj esencial i Rozmarise nuk duhet ne asnje menyre te aplikohet i vetem pasi eshte shume i forte dhe mund te shkaktoje acarim. Para se te perdoret, duhet holluar me ndonje vaj tjeter (jo esencial) ose me uje.
Personalisht do rekomandoja perdorimin e vajt rozmari ne 2 menyra:
– 1/3 Vaj Rozmari me 2/3 Vaj Jojoba – te masazhohet perzierja ne lekuren e kokes dhe ne te gjithe flokun, duke e lene minimumi 45 minuta ne koke para se te lahet floku. Une e kam bere kete gje 2 here ne jave (ne fillimet e mia me perdorimin e vajrave, pasi e kisha demtuar flokun duke perdorur pjastren rregullisht) dhe kam pare transformim shume pozitive ne floke, pasi jo vetem qe floku nisi te rritet me shpejt por njekohesiht edhe me i forte – madje dhe parukjerja ime e dalloi njefare ndryshimi ne floke. Kisha nje shkelqim ne floke pasi vaj Jojoba hidraton flokun duke i dhene shume shkelqim dhe butesi.
– 10-15 pika vaj rozmari dhe 1 gote uje te nxeht – kjo perzirje te perdoret mbasi e keni lare flokun. Gjate kohes qe flokun e keni te lagur,’spray’ sprutco perzierjen ne floke dhe ne skalp. Kjo perziere perdoret si balsam pasi i zbut floket dhe ju jep nje shkelqim. Mos u trembni nga era e forte e rozmarise pasi ajo largohet ne momentin qe floku thahet.

Vaj i Arres se Kokosit (Coconut Oil)

Vaj i Arres se Kokosit eshte nje tjeter vaj qe e kam shume perzemert pasi i hidradon floket duke zbutur majat qe te mos digjen. Vaj i Arres se Kokosit eshte i vetmi vaj qe lekura dhe folikulet e flokeve e thithin ate brenda duke marr hidratim te brendshem, kjo gje nxit rritjen e flokut. Vajn e Arres se Kokosit e perdor ne ato dite kur flokun e kam shume te brishte.
Vaj i Arres se Kokosit duhet perdorur i nxehte, masazhoheni ne floke dhe ne skalp pastaj ne te gjithe flokun, lereni minimumi 30 minuta ne koke pastaj lajeni.
Kete vaj e rekomandoj per bjondet qe e kan flokun shume te brishte nga dekolorimi – aplikojeni ne floke dhe mbajeni gjate nates (vini nje peshqir ne jastek) dhe lajeni ne mengjes. Ju siguroj qe mbas larjes do keni floke shume te bute.

Vaj Amla (Amla/Gooseberry Oil)

Vaj Amla eshte nje nga vajrat me te perdorur ne Indi. E kam provuar dhe vete, mund te pohoj qe ta nxit rritjen e flokut – e kam provuar 1 ose 2 here ne jave per 1 muaj dhe me eshte dukur floku me i trash. Vaj Amla eshte nje burim i pasur i vitaminave C, linolenic acid dhe omega 9.
Duhet perdorur ne te njejten menyre si vajrat e tjera – aplikojeni ne skalp dhe floke per minimumin 45 minuta, pastaj lajeni.

Vaj Argan (Argan Oil)

Vaj Argan eshte shume i popullarizuar keto kohet e fundit dhe eshte perdorur ne shume produkte kozmetike. Vaj argan ka prejardhjen nga Maroku dhe eshte nje burim i mire i vitaminave E. Ndihmon me majat e djegura pasi e mban flokun te hidratuar. Ende nuk e kam provuar vajn argan por besoj se eshte i mire pasi eshte shume i popullarizuar dhe nuk kam degjuar ndonje fjale te keqe per te.

Nese vajrat e mesiperme jane te veshtire per tu gjetur, ju rekomandoj dhe vajn e ullirit, te aplikuar njesoj si vajn e Arres se Kokosit.

Kam nje experience te mire me vajrat qe perdor dhe i rekomandoj tek te gjithe. Normalisht qe duhet bere kujdes nese keni alergji.
Jam e interesuar te di nese ju keni perdorur vajra ne floke – cilet? Mund te lini komente me poshte (emaili juaj nuk behet publike nese lini komente) – nese doni receta organike per floket ose doni te dini gjera te tjera rreth mirembajtjes se flokeve, ju lutem lini koment.

4 thoughts on “Kujdesi per floke: perdorimi i vajrave!

  1. Pingback: Maska natyrale per mirmbajtjen e flokeve… | curlsnroses

  2. heejj bree edhe muu shum pom binn flokktt spoo dii qka me bohh edhe nuk po me rritenn hiqq edhe i kom t.hollaa shuim un jom kon gjermonii i kom pas floktt mir amoo si jomm kthyy kosovv qishtoo i kom floktt taash spo dii qka me bohh ju lutemm kallxomnii dikushh qka me bohhh :S:S

    • Pershendetje Nita,
      Te falenderoj per kohen qe ke dedikuar ne leximin e blogut tim.

      Ka shume arsye qe pse floku nuk rritet dhe perdorimi i vajrave eshte thjesht nje stimulues per rritjen e flokeve, por kjo nuk do te thote qe jep te njejten efekt tek te gjithe. Mua personalisht, perdorimi i vajt Rozmari me ka dhene resultat😀

      Eshte pak e veshtire te japesh keshilla te personalizuara kur nuk ke shume informacione mbi personin, ndaj keshilla ime do jete e pergjithshme (per kete te me falesh). Ndryshimi i klimes ndikon tek ne, edhe floku im ndryshon pak kur shkoj ne Shqiperi – ndonjehere me bie shume, ndonjehere me thahet fare dhe ka raste kur me merr nje shkelqim te bukur (por jo gjithmone). Nese ke pak kohe qe je kthyer ne Kosove, atehere floku juaj nuk eshte stabilizuar me klimen e Kosoves dhe ujtin e perdorur gjate larjes se flokut. C’rregullime ne hormone ndikon tek floket si dhe mungesa e vitaminave ne trup.

      Keshilla me te hollesishme do jua jap duke i shkruar ne post-in a rradhes ne blog – stay tuned!!

      Per momentin, uroj tju kem ndihmuar sado pak😀
      CurlsnRoses xoxo

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s