8 Kёshilla thelbёsore pёr Fytyrёn..

8 Kёshilla thelbёsore pёr Fytyrёn..

Kujdesja e duhur pёr lёkurёn tuaj mund tё duket si shume punё, por sapo ju tё zbatoni kёshillat e meposhtme, ato bёhen zakon dhe shumё tё lehta pёr tu bёrё çdo ditё.

1. Fshirja e Makiazhit:
Kur jeni në gjumë, trupi juaj e përdor këtë kohë për të rinovuar lëkuren dhe nëse jeni duke fjetur me makiazh, ju i shkaktoni dëme lëkurës suaj pasi poret janë të bllokuara dhe në këtë mënyrë bllokohet proçesi i rinovimit të lëkurës gjate gjumit. Para se të shtriheni, makiazhi duhet fshirë tërësisht nga fytyra dhe pastaj të vazhdoni me larjen e fytyrës.

2. Larja e Fytyrës:
Shumë gra mendojnë se fshirja e makiazhit është e njëjta gjë si larja e fytyrës, por në të vërtetë është vetëm hapi i parë i pastrimit te saj. Përdorimi i letrave te lagura ose vajit kozmetik për fshirjen e makiazhit nuk e pastron lëkurën 100% dhe produkti i lënë pas mund të shkaktoj puçra dhe acarim. Mbasi të keni fshirë makiazhin, duhet të lani fytyrën me uje dhe sapun ose qumësht larës; për tonifikim të indeve, shpëlarja duhet bërë me ujë të freskët.
**Fytyra duhet te lahet edhe ne mengjes me uje dhe sapun ose qumësht larës.

3. Krem Hidratues:
Pasi larjes së fytyrës (qoft kjo ne mëngjes apo në darkë) është e domosdoshme të aplikoni kremin hidratues (gjithmonë sipas lëkures tuaj).
Larja e fytyrës fshin yndyrat natyrale të lëkurës; këto yndyra mbrojnë lëkurën nga elementet e jashtme siç është ajri i thatë, pluhuri, etj. Nëse nuk aplikohet kremi hidratues, trupi I mbi-prodhon yndyrat duke shkaktuar shkëlqim në fytyrë.
Për lëkurë të thatë, kremi hidratues duhet të jetë i trashë ndërsa për lëkurë të yndyrshme, kremi hidratues duhet të jetë më i hollë dhe më i lehtë.

4. Aplikimi I produkteve eksfoliante:
Qelizat e vdekura në sipërfaqen e lëkurës shkaktojne bakterie të izoluara në pore; bakteriet bëjnë që lëkura të duket e lodhur, pa ndriçim dhe me rrudha. Duke përdorur produkte eksfoliante (me kokërriza) ju e pastroni më thellë lëkurën duke reduktuar puçrat dhe shenjat a para të rrudhave. Eksfolimi i lëkurës rrit proçesin e prodhimit të qelizave të reja për një lëkurë më të pastër. Produktet eksfoliante duhen përdorur me buhtësi në lëkurë 1 ose 2 herë në javë.

5. Kujdes ndaj rrezeve të diellit:
Nëse doni që lëkura juaj të jetë gjithmonë e shëndetshme dhe me sa më pak rrudha kur të plakeni, është thelbësore që të aplikoni krem fytyre kundra diellit – KETU NUK KA PËRJASHTIME!!
Nuk ka rëndësi vendi ku jeni, pasi gjithmonë jeni të ekspozuar ndaj diellit. Edhe në qoftë se ju jeni të ekspozuar vetëm për aq pak sa 10 minuta në ditë, është shumë e rëndësishme për të mbrojtur lëkurën tuaj nga rrezet e dëmshme të diellit.

6. Antioksidantë:
Antioksidantet luftojnë radikalet e lira që shkaktojnë dëme (ndonjëherë dhe kancer) në lëkurë. Vitamina C është antioksidues I mire për lëkurën. Vitamina C stimulon kolagjenin dhe elasticitetin e lëkurës – po ashtu lufton edhe radikalet a lira që janë shumë të dëmshme.
Serum-i i fytyrës, mbartës i vitaminës C, duhet aplikuar natën, para se të aplikoni kremin hidratues të darkës.

7. Pirja e Ujit:
Pirja e ujit në sasinë e duhur ndihmon në lirimin e toksinave në trup. Nëse nuk pini ujë mjaftueshëm, trupi i liron toksinat nëpërmjet poreve dhe shkakton acarim dhe puçra në lëkurën e ftyrës. Sasia e duhur dhe e rekomanduar është 8 gota ujë në ditë.
Mos harroni që pijet me kafeinë janë dehidratuese, kështu që nëse konsumoni shume pije me kafeinë, duhet ta shoqëroni gjithmonë me ujë.

8. Lëkura nën Sy:
Lëkura nën Sy është zona më delikate e fytyrës. Kjo pjesë duhet trajtuar me shumë kujdes – MOS E TËRHIQNI DHE MOS E FËRKONI FORT!!
Pёr tё zvogёluar pamjen e rrudhave nën sy dhe rreth qarqeve te syrit, aplikoni krem për nën sy çdo natë para se te flini.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s