Nje vit i ri, nje fillim i ri…(pjesa I)

ImageFloket e gjate dhe te trashe plot shkelqim jane shume te deshirueshme per nje femer ‘te bukur’. Nje femer me floke te gjate dhe te shendetshme gjithmone impresionon kendshem. Prej shume e shume shekujsh, jane bere shume kerkime mbi produktet qe stimulojne rritjen e flokeve. Egjiptjanet besonin ne vajin e fikut ndersa Greket dhe Romaket perdornin vajin e ullirit dhe vajin e rozemarise.

 

Janë tre faza në ciklin e rritjes së flokut që njihen konkretisht si: anagen (faza e rritjes) ku floku rritet 0.35mm ne dite dhe kjo periudhe zgjat 3-6 vjet,  katagen (faza tranzitore) qe zgjat 3 jave si dhe faza e tretë telogen (faza e pushimit) qe zgjat 3-4 muaj.

Ne kete post-im do ndaj me ju disa remedi shtepiake qe ndihmojne ne rritje e flokeve:

Lengu i Qepes– eshte nje nga remedite me te vjetra dhe shume efektive pasi stimulon prodhimin e kollagjenit ne skalp. Qepa pritet ne copa te vogla dhe shtrydhet ne menyre per ti marre lengun. Lengu aplikohet ne skalp, mbas 15 minutave shplahet dhe vazhdohet me larjen a flokut.

Qumeshti i Ares se Kokosit – eshte i mbushur me protein, hekur dhe potassium qe e bene kete shume efektive pasi redukton keputjen e flokeve. Qumeshti aplikohet ne skalp dhe ne te gjithe flokun, lihet gjate nates (ose minimumi per 1 ore) pastaj lahet floku. Mbas larjes do keni floke shume te bute dhe plot shkeqim.

Dieta dhe ushqimi jane nje pjese shume e rendesishme per rritjen e flokeve (si dhe per trupin ne pergjithesi). Disa muaj me pare kam shkruajtur mbi vitaminat e duhura per rritjen e flokeve – per ta lexuar, ju lutem klikoni ketu.

Advertisements

Nje keshille efektive…

Image

Pershendetje lexuese te dashura, perpara se te filloj me kete post, doja vetem tju falenderoja per perkushtimin tuaj per kete blog. Shume, Shume, Shume faleminderit per kohen qe shpenzoni duke lexuar CurslnRoses 😀

Kam disa muaj qe nuk kam publikuar ndonje post dhe me besoni qe me ka munguar! Kam shume receta bukurie per te ndare me ju por sot doja vetem te ndaja nje keshille.

Nga fotoja e mesiperme besoj se e keni kuptuar qe ka te bej me vajn e arres se kokosit dhe… … … depilimin me brisk!!!!!!!!!!!!!

Depilimi me brisk eshte nje opsion shume praktik, por perdorimi i ujit me shkume nuk eshte ideale pasi shpesh here lekuren e le te thate. Eshte e preferueshme perdorimi i nje xheli specifik per kete lloj depilimi por une ende nuk kam gjetur nje xhel i cili te le me nje lekure te lemuar. Gjeta nje artikull online ku flitej per vajn e arres se kokosit, dhe aty lexova per perdorimin e ketij vaj gjate depilimit me brisk. Jua keshilloj qe mos te perdorni asnje xhel, po te blini vaj te arres se kokosit (coconut oil) dhe ta perdorni  ne vend te xhelit – lyeni kembet me te, pastaj mund te depiloheni me brisk. Ju garantoj qe mbasi te keni mbaruar, kembet (ose pjese te tjera te trupit) do jene aq te lemuara dhe te hidruara sa do te habiteni teresisht nga rezultati.

Nese e praktikoni kete metode, ju lutem jepni mendimet tuaja duke lene nje koment.

.

Djegiet nga Dielli: Parandalim dhe Trajtim

Djegiet nga Dielli: Parandalim dhe Trajtim

Dielli na ushqen me vitaminen D por nese tejkalohet qendrimi ne dielli pa krem mbrojtes, lekura mund te digjet. E kam provuar dhe besoj edhe ju e keni provuar djegien nga dielli – nje lekure e djegur te le pa … Continue reading

7 keshilla mbi kujdesjen e Fytyres gjate muajve te nxehta te Veres…

7 keshilla mbi kujdesjen e Fytyres gjate muajve te nxehta te Veres…

Sic eshte edhe shprehja – ‘te kthej dicka permbys’ – ja vlen qe ta them ne keto momente pasi me ne fund erdhi Vera ne Angli, dhe po ben shume vape, me ne fund pak diell ne kete shtet te … Continue reading

7 Vitamina te duhura per rritjen e Flokeve…

7 Vitamina te duhura per rritjen e Flokeve…

Kam shkruajtur per mirembajtjen e flokeve nepermjet perdorimit te maskave organike (per ta lexuar, mund te klikoni ketu)si dhe perdorimin e vajrave per floket (per ta lexuar, mund te klikoni ketu), por sot do fokusohem ne disa vitamina qe jane … Continue reading

Keshilla efektive mbi kujdesjen e Fytyres kundra rrudhave…

Me duket mua, apo cdo produkt i ri kozmetik ka fjalet anti-ageing (kundra rrudhave) te shkruar diku ne emer? Me duket nje fjale shume e perdorur dhe pak e corientuar pasi eshte disi e paqarte – cfare duhet te nenkuptojme ne me produktet kundra rrudhave? Qe na pastrojne fytyren nga rrudhat apo i parandalojne ato?

Nese nje produkt thote qe eshte per kundra rrudhat atehere duhet te jete me te vertete – apo jo?

EPO JA QE JO.

Nje produkt i vetem ose nje regjim i perdorur per rrudhat nuk a pastron fytyren nga rrudhat, ose me mire nuk i parandalon ato. Duhet te beni kujdes me produktet qe bleni per rrudhat se mund te jene lek te shpenzuara kot. Heren tjeter qe do dilni te blini nje krem kundra rrudhave, perpiquni te gjeni nje nga keto ne listen e perberjes se produktit:

– Mbrojtje kundra rrezeve te diellit (SPF)
Pa dyshim qe eshte nje produkt qe funksionon dhe madje e vertetuar qartesisht qe SPF (mbrojtja kundra rrezeve te diellit) eshte numer 1 per parandalimin e rrudhave. Nuk e pastron fytyren nga rrudhat por nese mosha juaj eshte tek 20-at apo 30-at mund ti parandaloni rrudhat shume lehte duket perdorur nje krem kundra rrezeve te diellit.

– Vitamina A
Vitamina A eshte po aq a fuqishme sa mbrojtja kunder diellit por per ato qe kane rrudha – Vitamina A e pastron fytyren nga rrudhat pasi rinderton kolagjenin dhe riparon lekuren ndaj problemeve te shkaktuara nga dielli. Vitamina A vjen ne shume varacione – nese keni provuar nje produkt me Vitamin A dhe ka reagur keq ne lekure, mund te jete vetem ngaqe nuk keni gjetur variacionin e duhur te Vitamines A per lekuren tuaj.

– Acided Glycolic / Lactic / Salycylic
Te perdorura ne menyren e duhur, acided kan benefite per lekuren – te aplikuara ne menyre eksfoliante ato pastrojne epidermine (shtresen e jashtme te lekures) duke krijuar depertim me te thelle te produktit ne lekuren tuaj.
Acided Glycolic dhe Lactolic jane me te pershtatshme per lekure te thate ndersa Acidi Salycylic per lekure te yndyrshme.

– Vitamina C dhe E
Keto vitamina funksonojne bukur bashke, pasi Vitamina C ka hollesine e ujit (edhe pse mund te blihet ne forme vaj) ndersa vitamina E eshte ne form vaj. Te dyja jane antioksidant dhe jane pjese e kategorise se parandalimit te rrudhave.

– Niacinamide (Vitamina B3)
E perdorur ne lekure, kjo vitamin ka vertetuar qe stimulon epidermine, zhvillon dhjamin e qelizave dhe ndihmon ne mbajtjen e ujit ne lekure. Kjo vitamin mbron epidermine nga bakteriet dhe kjo e ben produkt te mire per ato qe vuajne nga akne.

…dhe kaq ishte lista…

Ka shume perberes te tjere qe jane te domosdoshme per lekuren por nese rrudhat jane problem atehere duhet te siguroheni qe produktet qe blini per kundra rrudhat te keni nje (ose me shume) nga perberesit e mesiperm. Por ju lutem mos i perdorni te gjitha perberesit ne te njejten kohe!

Dhe pyetja (qe ne fakt ishte arsye qe une fillova me kerkimet e produkteve kundra rrudhave) eshte – Ne cfare moshe duhet te fillojme ti perdorim anti-ageing???

– SPF – Kjo nuk ka moshe – qe ne femijri duhet kujdesur ndaj rrezeve te diellit.

– Vitamin A – qe nga mosha 30 por nese rrini shume ne diell, mund te filloni pak me heret

– Acided Glycolic / Lactic / Salycylic – varet nga lekura dhe menyra e jeteses! Nese keni lekure te yndyrshme, Salycylic mund te perdoret ne moshe me te re ndersa dy te tjerat qe nga mosha 30.

– Vitamin C dhe E – qe ne moshe te adoleshences do ishte mire

– Niacinamide (Vitamin B3) – qe nga mosha 25 por serisht varet nga menyra e jeteses dhe lekures. Nese keni akne atehere mund te perdoret ne cdo moshe.

…e kuptoj qe e zgjata shume sot dhe duket sikur po lexoni nje roman por ja dhe disa keshilla te tjera qe jane shume te rendesishme:

– Dielli – edhe pse duhet bere kujdes ndaj rrezeve te diellit nuk eshte e thene qe mbrojtesi te jete SPF50, pasi na duhet pak dielli. Shumica e produkteve kane mbrojtes kundra diellit qe mund te jene SP15-25.

– Sheqeri – e pranoj qe eshte e veshtire por duhet rralluar sheqeri pasi ajo shkaterron kolagjenin dhe krijon renje ne lekure

– Duhani – nje JO e madhe per ju qe pini duhan pasi ato thithin oksigjenin nga lekura.

… dhe me ne fund po e mbyll me nje informacion basik – kolagjeni ka lidhje direkte me vezoret ne miter dhe gjate kohes kur trupi eshte ne fazen pjellore, lekura eshte ne piken e saj me te larte. Kur afrohet menopauza, i gjithe sistemi ndryshon duke humbur pak e nga pak kolagjenin ne lekure. Kujdesja e lekures se fytyres per kundra rrudhave duhet filluar qe ne moshen kur vjen cikli dhe kujdesja maksimale duhet bere ne moshen 35+.

Ngjyrat e Flokeve per Pranvere-Vere 2013

Ngjyrat e Flokeve per Pranvere-Vere 2013

Pershendetje Mikesha (besoj se ka ardhur koha ta quajme njera-tjetren mike, apo jo?) dhe faleminderit per perkushtimin kundrejt faqes time. Para se te filloj me temen e sotme, ju lutem ndiqeni faqen duke shkruajtur adresen e emailit tuaj ne hapesiren … Continue reading

Grim – ngjyrat qe komplimentojne Syte ngjyre Kafe

Grim – ngjyrat qe komplimentojne Syte ngjyre Kafe

Shume e bukur modelja ne foto, edhe grimi po me pelqen shume – ngjyra jeshile komplimenton shume bukur syte e saj. Dhe ja ku erdha ne temen e ketij posti, ngjyrat qe komplimentojne syte ngjyre kafe! Syte ngjyre kafe jane … Continue reading

Maska natyrale per mirmbajtjen e flokeve…

Maska natyrale per mirmbajtjen e flokeve…

E them gjithmone qe Floket jane zbukurimi i cdo femre (ose mashkulli, pse jo). Nuk ka rendesi ngjyra, gjatesia, ose volumi i flokut pasi cdo prerje dhe cdo ngjyre ben pjese ne zbukurimin e femres. Besoj se te gjithe deshirojme … Continue reading

Marilyn Monroe dhe sekretet qe fshiheshin pas bukurise se saj

Marilyn Monroe dhe sekretet qe fshiheshin pas bukurise se saj

Kur mendoj per nje grim te bukur, gjithmone me vjen ne mendje Marylin Monroe – nje grim klasik, me sy natyral, qerpik te theksuar dhe buze te kuqe shume sensuale – pa harruar dhe nje nishan ‘sexy’ ne faqe. Norma … Continue reading