Nje vit i ri, nje fillim i ri…(pjesa I)

ImageFloket e gjate dhe te trashe plot shkelqim jane shume te deshirueshme per nje femer ‘te bukur’. Nje femer me floke te gjate dhe te shendetshme gjithmone impresionon kendshem. Prej shume e shume shekujsh, jane bere shume kerkime mbi produktet qe stimulojne rritjen e flokeve. Egjiptjanet besonin ne vajin e fikut ndersa Greket dhe Romaket perdornin vajin e ullirit dhe vajin e rozemarise.

 

Janë tre faza në ciklin e rritjes së flokut që njihen konkretisht si: anagen (faza e rritjes) ku floku rritet 0.35mm ne dite dhe kjo periudhe zgjat 3-6 vjet,  katagen (faza tranzitore) qe zgjat 3 jave si dhe faza e tretë telogen (faza e pushimit) qe zgjat 3-4 muaj.

Ne kete post-im do ndaj me ju disa remedi shtepiake qe ndihmojne ne rritje e flokeve:

Lengu i Qepes– eshte nje nga remedite me te vjetra dhe shume efektive pasi stimulon prodhimin e kollagjenit ne skalp. Qepa pritet ne copa te vogla dhe shtrydhet ne menyre per ti marre lengun. Lengu aplikohet ne skalp, mbas 15 minutave shplahet dhe vazhdohet me larjen a flokut.

Qumeshti i Ares se Kokosit – eshte i mbushur me protein, hekur dhe potassium qe e bene kete shume efektive pasi redukton keputjen e flokeve. Qumeshti aplikohet ne skalp dhe ne te gjithe flokun, lihet gjate nates (ose minimumi per 1 ore) pastaj lahet floku. Mbas larjes do keni floke shume te bute dhe plot shkeqim.

Dieta dhe ushqimi jane nje pjese shume e rendesishme per rritjen e flokeve (si dhe per trupin ne pergjithesi). Disa muaj me pare kam shkruajtur mbi vitaminat e duhura per rritjen e flokeve – per ta lexuar, ju lutem klikoni ketu.